Draft sugjerime për reformën zgjedhore dhe organet e administrimit zgjedhor (OAZ) në Shqipëri

Shqipëria ka zbatuar për më shumë se dy dekada modelin shumëpartiak të menaxhimit zgjedhor, ku përkatësia e balancuar partiake e anëtarëve në Organet e Administrimit Zgjedhor (OAZ) është konsideruar si kusht i domosdoshëm për garantimin e paanësisë dhe transparencës së procesit zgjedhor. Ndërkohë, vetë modeli ka kontribuar në monopolizimin e zgjedhjeve nga partitë politike. Për këtë arsye, depolitizimi i administrimit zgjedhor është shndërruar tashmë në kusht për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe praktikisht përbën rekomandimin numër një të raporteve të vëzhguesve lokalë dhe ndërkombëtarë të zgjedhjeve në Shqipëri.

Në këto kushte, Reforma Zgjedhore që ka nisur duhet të adresojë këtë problem dhe të garantojë pavarësinë e administratës zgjedhore. Sipas Koalicionit për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qendrueshme (KZLN), modeli i administrimit zgjedhor duhet të rikonceptohet duke ndjekur 6 parime kryesore: 1) depolitizimi që dëbon partitë politike nga administrimi i zgjedhjeve nuk formon model kompromisi; 2) Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformës Zgjedhore duhet t'i përgjigjet mbi të gjitha interesit publik; 3) administrimi i zgjedhjeve forcohet nëse forcohet raporti hierarkik i administratës zgjedhore dhe nëse identifikohen qartë përgjegjësitë, kontrolli e llogaridhënia ligjore dhe jo politike; 4) modernizimi i procesit zgjedhor dhe futja e teknologjisë duhet të trajtohen parimisht si objektiva pozitive, për sa kohë ato nuk trajtohen si zgjidhje e të gjitha problemeve; 5) diskutimi për përdorimin e teknologjive nuk mund të ndjekë interesa partiake; 6) reforma zgjedhore duhet të përpunojë edhe masat ligjore, organizative dhe administrative që duhet të adoptohen nëse dështon futja e teknologjisë në zgjedhjet e rradhës.

Linjat ku duhet të mbështet reforma janë si më poshtë:

Lexo raportin e plote [pdf]