1. Projekti: Monitorimi i Zgjedhjeve Lokale të 21 Qershorit 2015 në të gjithë Shqipërinë, Duke përdorur Metodologjinë e Vëzhgimit me baza Satistikore.

Plani i veprimit para Ditës së Zgjedhjeve

KZLNDQ do të angazhojë 90 vëzhgues të trajnuar, të pavarur për të gjitha 90-të Zonat e Administrimit Zgjedhor (ZAZ) për të vëzhguar përpara ditës së zgjedhjeve. Misioni i tyre fillon në datën 22 maj dhe përfundon me ditën e zgjedhjeve. Gjatë kësaj periudhe vëzhguesit do të monitorojnë punën e administratës elektorale, fushatën e kandidatëve të partive politike, kandidatët e pavarur, si dhe dhe përdorimin e mundshëm të fondeve publike apo abuzimin me zyrat publike për qëllime elektorale. KZLNDQ do të monitorojë nga afër zbatimin e kërkesave ligjore për listat e votuesve, përfaqësimi gjinor në administratën zgjedhore dhe në listat e kandidatëve, si dhe përgatitjet për të siguruar qasje për të gjithë popullatën në qendrat e votimit. Metodologjia e vëzhgimit afatgjatë të KZLNDQ-së është bazuar në standardet ndërkombëtare e cila jep paraqitjen e disa elementëve kryesorë të fushatës si dhe identifikimin dhe dokumentimin e problemeve, nëse ato ndodhin.

Plani i veprimit për ditën e zgjedhjeve

Ditën e zgjedhjeve, KZLNDQ, do të përdorë një metodologji statistikore në planin e saj të vëzhgimit. KZLNDQ ka përdorur të njëjtën metodologji në planin e vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të viti 2013 për qarkun e Tiranës. Kjo metodologji, e njohur si vëzhgim i bazuar në statistika, është një mënyre shumë e mirë e që do ti japë mundësi KZLNDQ të vlerësojë me besueshmëri procesin e ditës së zgjedhjeve (hapjen, votimin, mbylljen e qendrave të votimit) për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Koalicioni do të shpërndajë 500 vëzhgues të palëvizshëm në një kampion të rastësishëm qendrash votimi në të gjithë Shqipërinë, dhe 500 vëzhgues të tjerë, të pozicionuar me të njëjtën metodologji statistikore, për të vëzhguar qendrat e votimit në bashkitë ku gara do të konsiderohet konkurruese. Vëzhguesit do të jenë të stacionuar gjatë gjithë ditës në qendrën e votimit që do tu caktohet, nga momenti i hapjes se qendrës së votimit deri në momentin e dorëzimit të materialeve te Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ).
Për arsye se numërimi i votave nuk bëhet në qendrat e votimit, KZLNDQ nuk do të parashikojë rezultate të zgjedhjeve. KZLNDQ nuk do të monitorojë transportin e fletëve të votimit nga Qendra e Votimit në qendrën e Numërimit të Votave. Por nga vëzhgimi, KZLNDQ do të ketë informacione të sakta për cilesine e procesit të ditës se zgjedhjeve dhe për pjesëmarrjen në votim.
Rezultate do të kenë nivel besueshmërie të lartë prej 95 përqind. Kjo shifër është e pranuar nga statisticienet ndërkombetare si e standarteve më të larta, duke i bërë përfundimet e KZLNDQ shumë të besueshme.

Rezultatet që do të paraqiten nga KZLNDQ do të jenë brenda kufirit të pranuar të gabimit, i cili do të jetë midis 3 dhe 5 përqind.

Plan i Veprimit pas Ditës së Zgjedhjeve

Pas ditës së zgjedhjeve, KZLNDQ do të dërgojë vëzhgues në të gjitha qendrat e numërimit në të gjithë vendin, në mënyrë që të jetë në gjendje të analizojë procesin e numërimit. Vëzhguesit e KZLNDQ-së do të monitorojnë të gjithë procesin e numërimit, duke filluar nga marrja e materialeve nga KZAZ-ja deri në nxjerrjen e rezultateve. KZLNDQ nuk do të monitorojë procesin e transportimit të kutive të votimit nga qendra e votimit në qendrën e numërimit.

Komunikimi me publikun

Vëzhguesit e KZLNDQ-së do të trajnohen nga stafi i KZLNDQ-së për të vëzhguar periudhën para-zgjedhore, ditën e zgjedhjeve, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve. Vëzhguesit do të përdorin një formë të standardizuar për të regjistruar vërejtjet e tyre, të cilat do të transmetohen më pas në qendrën e komunikimit të KZLNDQ -së në Tiranë. Çdo vëzhgim hidhet më tej në një bazë të dhënash, projektuar posaçërisht për këtë qëllim dhe që lejon KZLNDQ-në të mbledhë dhe të analizojë lehtësisht të dhënat. Pas analizimit të të dhënave, KZLNDQ-ja do të nxjerë deklarata gjatë gjithë periudhës para-zgjedhore, në ditën e zgjedhjeve dhe pas procesit të numërimit për të ndarë me publikun dhe aktorët e zgjedhjeve gjetjet e rëndësishme lidhur me cilësinë e procedurave zgjedhore dhe shkeljet e mundshme të tyre.
KZLNDQ-ja do të publikojë raporte bazuar në gjetjet e vëzhguesve të saj gjatë procesit para-zgjedhor, duke përfshirë edhe një raport paraprak para ditës së zgjedhjeve. Më 19 qershor 2015, KZLNDQ-ja do të organizojë një simulim të ditës së zgjedhjeve, në selinë e saj, për të testuar mekanizmat e mbledhjes dhe marrjes së të dhënave nga vëzhguesit. Dita e simulimit do të përfshijë të gjithë vëzhguesit që do të vendosen në ditën e zgjedhjeve mbi bazën e njësive kampionë në të gjithë Shqipërinë dhe operatorëve të komunikimit në selinë qendrore. KZLNDQ-ja do të publikojë, së paku, dy njoftime për shtyp në ditën e zgjedhjeve, ndërsa raporti i parë pas ditës së zgjedhjeve do të dalë më 22 qershor. Raporti përfundimtar do të dalë menjëherë pas publikimit zyrtar të rezultateve.
Të gjitha informacionet do të postohen në kohë reale në faqen e internetit të Koalicionit: ëëë.kzln.org.al dhe rrjetet sociale.

 

2. Projekti: Vëzhgim mbi Qendrat Shëndetësore në Shqipëri

Donatori: USAID përmes Assist Impact
Koha e zbatimit: Korrik 2014- 31 Mars 2015

PËRSHKRIM I SHKURTËR I PROJEKTIT

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ) do të ushtrojë parimet statistikore të vëzhgimit, tashmë të zbatuara në qershor 2013 me rastin e zgjedhjeve parlamentare, për monitorimin e performancës së qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë. Metodologjia që do të përdoret nuk është shumë e ndryshme nga ajo e përdorur për monitorimin e zgjedhjeve (ose e njohur ndryshe si Vëzhgimi me Baza Statistikore) që është një mjet i fuqishëm që do t'i lejojë organizatës të kryejë një monitorim të besueshëm të qendrave shëndetësore dhe degët e tyre të vogla duke krahasuar shërbimet përkatëse në qendra të ndryshme shëndetësore për të gjithë Shqipërinë.

Si do të funksionojë?

KZLN do të pozicionojë 550 vëzhgues të palëvizshëm në çdo qendër shëndetësore apo degë të tyre sipas modelit/mostrës e cila do të jetë përfaqësuese në të gjithë Shqipërinë. Vëzhguesit do të jenë prezent në qendrat shëndetësore përgjatë gjithë orarit të punës së një qendre shëndetësore dhe do të mbledhin informacionin e përshtatshëm që do e lejojë KZLNDQ të vlerësojë performancën e qendrave shëndetësore. Monitorimi i qendrave shëndetsore do të ndodhë në një ditë gjatë muajit Tetor, 2014.

Duke shpërndarë vëzhguesit në qendrat shëndetësore dhe degët e tyre të përzgjedhura në mënyrë të rastësishme KZLN mund të bëjë një vlerësim të saktë të shërbimit që ofrohet në qendrat shëndetësore dhe meqënëse do të përdoren parimet statistikore të përzgjedhjes së rastësishme rezultati do të përfaqësojë të gjitha qendrat shëndetësore dhe degët e tyre në Shqipëri.

Çfarë lloj informacioni do të mblidhet?

Monitoruesit e KZLN-së do të trajnohen nga stafi teknik i projektit dhe do të jenë plotësisht të përgatitur për të vëzhguar aspektet kritike të shërbimit në qendrat shëndetësore dhe për të mbledhur informacionin e duhur. Informacionet që do të mblidhen përmes një pyetësori të përcaktuar do ti lejojnë expertëve statistikorë të KZLN-së të nxjerrin përfundime dhe rekomandime të cilat do t'i ofrohen Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Njësoj si në rastin e monitorimit të zgjedhjeve, një formë standarte/pyetësor do të përdoret për të mbledhur informacionin i cili do të transmentohet direkt përmes lidhjeve telefonike në qendrën e komunikimit që do të ngrihet në Tiranë. Çdo vëzhgim do të hidhet në një bazë të dhënash të dizenjuar veçanërisht, që do e lejojë KZLNDQ të agregojë dhe analizojë të dhënat. Pasi të analizohen të dhënat, KZLNDQ do të prezantojë gjetjet më të rëndësishme me publikun dhe aktorët e tjerë, përmes të gjitha formave të medias.

Sa e besueshme është metodologjia që do të përdorë KZLN-ja?

Niveli i besimit në metodologjinë që do të zbatohet përmes këtij projekti është 95% dhe është e njëjtë si metoda e vëzhgimit statistikor të përdorur gjatë monitorimit të zgjedhjeve. Niveli 95 % i besimit në përdorimin statistikor është një standard i lartë e i pranueshëm besueshmërie në të gjithë botën. Prandaj të gjithë shqiptarët duhet të kenë besim në gjetjet e KZLN-së pas vëzhgimit të qendrave shëndetësore. Hulumtimi gjithashtu do të ketë një diferencë gabimi që përcaktohet nga madhësia e mostrës. Kufiri i gabimit do të rikalkulohet kur mostra të jetë përfundimtare dhe pritet të jetë nën 3.5%.

Projekti mbështetet nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) përmes Assist Impact.

Gjithë informacioni i duhur rreth ecurisë së projektit dhe gjetjet e tij do të jenë të vlefshme në:
Websitin: www.kzln.org.al,
Face Book: Koalicioni për Zgjedhje te Lira e te Ndershme
Twitter: KZLN_CFFE

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Mirela Arqimandriti
Drejtuese e Ekipit të Projektit "Monitorimi i Qendrave Shëndetësore në Shqipëri"
Drejtore Ekzekutive, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, organizatë partnere e KZLNDQ
E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.; Tel: 00355682059301

Erjona Mulellari
Koordinatore e Proejktit
Drejtore Ekzekutiv, KZLDQ
E-mail: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. ; Tel: 00355684046777
Adresa: Rr "Abdyl Frasheri", f.10 / 1, shk.1, ap.3,
Tiranë, Shqipëri

 

3. Projekti: Zgjedhjet parlamentare 2013- Vëzhgimi statistikor në Qarkun e Tiranës

Fakte mbi Vëzhgimin Statistikor

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme (KZLN) do të përfshijë parimet statistikore në metodologjinë e vëzhgimit të zgjedhjeve Parlamentare të 23 qershorit 2013, në qarkun e Tiranës. Kjo metodologji, e cila zakonisht njihet si Vëzhgimi mbi Baza Statistikore, është një mjet efektiv që do të lejojë KZLN-në të vlerësojë procesin e votimit në mënyrë të saktë dhe sistematike. KZLN do të ketë 350 vëzhgues të palëvizshëm dhe 20 vëzhgues të lëvizshëm në qarkun e Tiranës. Koalicioni gjithashtu do të ketë vëzhgues në të gjitha 18 Qendrat e Numërimit të Votave në këtë qark.

Si funksionon Vëzhgimi mbi Baza Statistikore?
Vëzhguesit vullnetarë të KZLN-së do të dërgohen në një kampion të rastësishëm dhe përfaqësues qendrash votimi në qarkun e Tiranës. Duke pasur vëzhgues në një kampion përfaqësues dhe të rastësishëm, KZLN do të mund të përqëndrohet më tepër në cilësinë e vëzhgimit se sa në numrin e qendrave të votimit të mbuluara dhe do të mund të bëjë një vlerësim preciz të procesit të votimit, të mbështetur nga parimet statistikore. Duke qenë se vëzhgimi bazohet në një kampion përfaqësues të rastësishëm, gjetjet e Vëzhgimit mbi Baza Statistikore mund të përgjithësohen për të gjithë qarkun. Kjo do të jetë hera e parë në historinë e Shqipërisë që grupe vëzhguesish vendorë apo ndërkombëtarë do t'i ofrojnë publikut dhe aktorëve të interesuar në zgjedhje një vlerësim të procesit të votimit që mbështetet në parime statistikore.

deployment-al

Harta e Shpërndarjes së Vëzhguesve të Koalicionit për Zgjedhje të Lira e të Ndershme në Tiranë

Çfarë lloj informacioni mblidhet?
Pasi të ndjekin një sërë trajnimesh të mbajtura nga stafi i lartë i KZLN-së, vëshguesit e KZLN-së do të vëzhgojnë aspekte të rëndësishme të procesit të votimit. Vëzhguesit përdorin një formular standard për të shënuar vëzhgimet e tyre, të cilat më pas i kalojnë qendrës së komunikimit të KZLN-së në Tiranë. Secila fletë e vëzhgimit do të hidhet në një bazë të dhënash të veçantë, e cila bën të mundur grumbullimin dhe analizimin e lehtësishëm të të dhënave.
Me analizimin e të dhënave, KZLN do të japë deklarata të ndërmjetme dhe përfundimtare gjatë Ditës së Zgjedhjeve, për të ndarë gjetjet e rëndësishme me publikun dhe aktorët e interesuar në zgjedhje. Raportet e KZLN-së që do të dalin gjatë ditës së zgjedhjeve do t'i bashkangjiten raporteve parazgjedhore të KZLN-së, të cilat gjenden në adresën e internetit të KZLN-së.
A është përdorur kjo metodologji në vende të tjera?
Vëzhgimi mbi Baza Statistikore është një teknikë e vëzhgimit të zgjedhjeve që pranohet gjerësisht. Fillimisht kjo teknikë është përdorur nga grupi i vëzhguesve vendorë në Filipine dhe më pas është përdorur në vende të tjera si: Kroaci, Serbi, Kirgizstan, Gjeorgji, Armeni, Mal i Zi dhe Ukrainë.

Sa besim ka KZLN në Vëzhgimin mbi Baza Statistikore?
Niveli i besimit në Vëzhgimin mbi Baza Statistikore është 95%, që është një nivel shumë i lartë. Niveli i besimit 95% merret si një standard i pranueshëm nga statisticienët në të gjithë botën, kështu që shqiptarët duhet të kenë një besim të lartë te gjetjet e KZLN-së.

Vëzhgimi mbi Baza Statistikore do të ketë një marzh gabimi që do të përcaktohet nga madhësia e kampionit. Marzhi i gabimit do të përcaktohet në momentin që KZLN të marrë të gjitha të dhënat, megjithatë ai pritet të jetë mes 3% dhe 5%.

A do të projektojë rezultate KZLN?
Jo. KZLN do të përdorë Vëzhgimin mbi Baza Statistikore vetëm për të vlerësuar procesin e votimit në qarkun e Tiranës dhe nuk do të bëjë parashikime për rezultatet përfundimtare. Votat do të numërohen në Qendrat e Numërimit të Votave. KZLN do të ketë vëzhgues në të gjitha 18 Qendrat e Numërimit të Votave për të vlerësuar dhe raportuar mbi procesin e numërimit në qarkun e Tiranës.