Thirrje për Reformë Elektorale Gjithpërfshirëse

Tiranë, 21.01.2016. Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme (KZLN) po monitoron në mënyrë aktive veprimet më të fundit për nisjen e reformës zgjedhore në Shqipëri.
KZLN mirëpret dhe përgëzon vendimin e Kuvendit për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore. Pavarësisht natyrës bi-partizane të këtij komisioni, ne bashkë me aktorë të tjerë kombëtar dhe ndërkombëtar presim funksionimin e paanshëm të këtij komisioni për të përpiluar një reformë që i tejkalon interesat specifike të palëve. Për këtë arsye ftojmë dy partitë më të mëdha në vend që të luajnë një rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit.
KZLN nxit intensifikimin e përpjekjeve për fillimin sa më të shpejtë të punës për reformën zgjedhore, në mënyrë që të shmanget përshtatja e reformës ndaj nevojave specifike të palëve për zgjedhjet e përgjithshme 2017. Deri më tani, çdo proces zgjedhor në Shqipëri është paraprirë nga ndryshime formale ose substanciale në Kodin Zgjedhor, duke ulur ndjeshëm besueshmërinë e qytetarëve në qëndrueshmërinë dhe paanësinë e rregullave zgjedhore në vend. Ndryshimet që do të propozojë kjo reformë duhet të aprovohen e të hynë në fuqi, në bazë të standardeve ndërkombëtare, një vit përpara zgjedhjeve të ardhshme, ndryshe nga çfarë ndodhi me ndyshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, që hynë në fuqi në 1 Prill 2015, më pak se 3 muaj para datës së zgjedhjeve të 21 qershorit 2015.

Lexo deklaratën e plotë [pdf]